Policia urdhër arresti për Lul Berishën

Shqipëria

Policia urdhër arresti për Lul Berishën

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 20:43
Lul Berisha

Kjo e diëlë pritet që të jetë një ditë e arrestimeve të personazheve të njohur.

Pas dy ish-deputetëve socialistë dhe një numër të arrestuar për vepra të ndryshme kriminale, kryesisht për trafik drogën, duket se radhën e ka Lul Berisha.

Policia ka lëshuar tashmë një urdhër arresti tashmë për të dhe pritet që edhe ai të përballet me drejtësinë.

Në dhjetor 2016, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës liroi me kusht “të fortin” e Durrësit Lulzim Berisha. Vendimi ka ardhur pasi Gjykata e Lartë kishte rrëzuar një kërkesë të Prokurorisë, për ta dënuar Lulzim Berishën me burgim të përjetshëm.

Me vendim të Gjykatës së Apelit ai ishte dënuar me 25 vjet burg .Ai u arrestua në prill të vitit 2006 dhe që nga ajo kohë ndodhej në burg deri në dhjetor 2016.

Sipas vetë trupit gjykues, Lulzim Berisha kërkoi lirimin nga burgu me arsyetimin se “vuan nga një sëmundje e rëndë dhe i rrezikohet jeta po të qëndrojë në qeli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat