“1000 USD për çdo student ekselent”…por Rama vendos një kusht

Shqipëria

“1000 USD për çdo student ekselent”…por Rama vendos një kusht

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 12:50
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me maturantët ekselentë, që kanë zgjedhur mësuesinë.

Rama nga ky takim tregoi dhe nismën që ka marrë qeveria, pasi për të gjithë këta student do të akordohet një bursë vjetore

“Mbështetje financiare për ekselentët që kanë zgjedhur mësuesinë – Jo vetëm NUK do paguajnë tarifë studimi, por do marrin edhe një BURSË rreth 1000 USD në vit. Vendosja e mesatares mbi 7 për hyrjen në mësuesi, e ka bërë këtë vit akademik momentin e një kthese të madhe në rrugën e të ardhmes së mësuesisë”, shkruante Rama në Facebook, bashkëngjitur videos.

Ndërsa në fjalën e tij para studentëve u shpreh: “1 mijë dollarë bursë për ekselentët që kanë zgjedhur mësuesin. Kjo shumë do të jepet për të gjithë studentët që kanë mesatare mbi 9, pasi janë të diferencuar nga të tjerët dhe janë para që u nevojiten”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat