“Njerëzit që abuzojnë me pushtetin nuk kanë ngjyrë”, Felaj flet për arrestimin e Ndokës dhe Çukos

Shqipëria

“Njerëzit që abuzojnë me pushtetin nuk kanë ngjyrë”, Felaj flet për arrestimin e Ndokës dhe Çukos

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 13:23
Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj mbrojti sot punen e Prokurorisë së Përgjithshme, pas operacionit ku u goditën disa banda në gjithë vendin.

Deputetja e PS tha se opozita duhet të shprehet për akuzat e saj se prokuroria është keqpërdorur politikisht.

“Çfarë ka për të thënë tani opozita për keqpërdorimin politik të Prokurorisë së Përgjithshme?!”, ka thënë Felaj.

E pyetur për arrestimin e dy ish-deputetëve të PS-së, Arben Çuko dhe Arben Ndoka, të cilët kanë qenë pjese e Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe të certifikuar nga DSIK dhe SHISH, për njohjen me materiale tepër sekrete, Felaj ka dhënë një përgjigje të shkurtër.

“Njerëzit që abuzojnë me pushtetin nuk kanë ngjyrë”, ka thënë Felaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat