Vasili: Arta Marku i mbyll çështjen vetes dhe Ramës, çfarë komedie e zezë

Shqipëria

Vasili: Arta Marku i mbyll çështjen vetes dhe Ramës, çfarë komedie e zezë

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 15:55
Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku si dhe kryeministrin Edi Rama.

Përmes një statusi në rrjetin e tij social, ‘Facebook’ Vasili tha se i njëjti prokuror mbylli çështjen e Ramës për autopërgjimin si dhe atë për ‘shpërdorim detyre’ sipas tij ndaj Arta Markut.

“Arta Marku i mbyll çështjen vetes me te njëjtin prokuror si Rames, çfarë turpi…Arta Marku i  mbyll fët e fët çështjen vetes. I njëjti prokuror qe mbylli çështjen Edi Ramës për manipulimin dhe mashtrimin nëpërmjet ekspertizës së audiopërgjimit të Agron Xhafës mbylli sot me njëjtin zell dhe shpejtësi edhe çështjen e Arta Markut e akuzuar për shpërdorim detyre. Kjo është drejtësia e “re” e neveritshme, që do të thotë burg për të gjithë, me dhe pa të drejtë dhe mbyllje e çdo zullumi me ligjin për kryeministrin dhe për kryeprokuroren, që i shërben atij”, shkruan Vasili.

Më tej Vasili shprehet se këta i bëjnë qoka mbylljeje çështjesh njeri tjetrit, dërsa thekson se turpi është sheshit. Ai e cilësoi këtë fakt “komedi e zezë”.

“Kush e beson më këtë drejtësi nuk ka më asnjë respekt për veten. Ja vendimi më i fundit që i mbyll çështjen Arta Markut, çfarë komedie….. e zezë”, shprehet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat