Doda: Padi në prokurori për financimet greke

Shqipëria

Doda: Padi në prokurori për financimet greke

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 16:02
Mesila Doda

Mesila Doda, Sekretare e Përgjithshme e PDIU-së, deklaroi në studion e “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja se kjo parti do të ngrejë padi për çështjen e fondeve greke, të cilat, sipas saj, kanë pasur si qëllim “blerjen e politikanëve dhe politikave”.

“Fondet kërkojnë blerjen e politikanëve dhe politikave. Për këtë arsye duhen hetuar. I kemi kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të hetojë dhe tha se nuk ka tagër. Tani do të depozitojmë të gjitha aktet për të nisur një hetim në Prokurorinë e Tiranës”, tha Doda.

Në lidhje me ndryshimin e miljeve detare nga ana e Greqisë, Doda u shpreh se qeveria jonë ka bërë një marrëveshje ku nuk fiton asgjë.

“Ndryshimi i miljeve nga 6 deri në 12 nuk e dimë se çfarë do të thotë. Deklarata e Kotziasit thotë shprehimisht se do të zgjerohet zona ekskluzive ekonomike. Deshën varret e të rënëve dhe i morën, bënë marrëveshjen e toponimeve, kemi një marrëveshje për minoritetet, kurse shteti shqiptar nuk ka marrë gjë. E quaj tentativë për një marrëveshje jo të barabartë dhe në mungesë të plotë të institucioneve”, u shpreh Mesila Doda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat