Elbasani zgjohet në flakë, digjen disa vetura në një servis - Bota Sot
Elbasani zgjohet në flakë, digjen disa vetura në një servis

Shqipëria

Elbasani zgjohet në flakë, digjen disa vetura në një servis

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 08:31
Foto

Mësohet se pronari i servisit dhe pikës së shitjes është me precedentë penal.

Elbasani është zgjuar nga flakët e zjarrit mëngjesin e sotëm pasi një servis me makina është djegur thuajse totalisht.

Policia deklaron se gjatë natës në lagjen “Skënderbej”, Elbasan në servisin dhe pike-shitje “Autookej” të automjeteve, që “BalkanWeb” mëson se është në pronësi të shtetasit Elton Kila (Kastriot), ka rënë zjarr.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrëfiksja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur disa automjete. Mësohet se pronari i servisit dhe pikës së shitjes është me precedentë penal. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.

Po kështu pritet marrja e pamjeve nga kamerat e sigurisë për identifikimin e autorit apo autorëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test