Basha në Prokurorinë e Tiranës për çështjen e 'Toyota Yaris'

Shqipëria

Basha në Prokurorinë e Tiranës për çështjen e 'Toyota Yaris'

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 12:06
Kryetari i opozitës Lulzim Basha

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shkuar në Prokurorinë e Tiranës rreth orës 11:30, siç duhet edhe nga fotot e mëposhtme. Ai është thirrur për çështjen e 'Toyta Yaris" me 3.4 milion euro që u gjendën brenda saj dhe për të cilat Basha i drejtoi gishtin si "garanti", Taulant Ballës, kryetarit të Grupit të PS-së. 

Basha i ka qendruar deklaratave të tij lidhur me këtë çështje. Në 21 qershor në KUvend, Basha bëri deklaratën e fortë, që nxiti padinë nga deputeti Taulant Balla.Basha tha: "Shikoni si zgërdhihen, njëri prej atyre që zgërdhihet më shumë ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbaheni mend këtë që po ju them, dhe ka porositur një Toyota Yaris, po ta kanë zbuluar Toyotën o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 mln euro të drogës brenda. Vazhdo qesh, do e shikosh çfarë do të tunden para hundës shumë shpejt..."

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat