Balla: Krenar që pasnesër votojmë shfarosjen e basteve - Bota Sot
Balla: Krenar që pasnesër votojmë shfarosjen e basteve

Shqipëria

E shtunë, 17 nëntor 2018

Balla: Krenar që pasnesër votojmë shfarosjen e basteve

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 12:56
Taulant Balla

Mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste të martën përfundoi me propozimin për shkarkim të 11 kryetarëve të degëve në rrethe, për mospërmbushje detyrash e objektivash, neglizhencë dhe shthurje në ato degë bashkiake ku drejton opozita.

Në një deklaratë për mediat, Taulant Balla nuk konfirmoi shkarkimet që bëri të ditura Spiropali më parë para mediave, por tha vetëm se “janë çështje të brendshme të organizimit tonë”.

Kreu i grupit parlamentar socialist kërkoi nga mediat që të përqendrohen më shumë te mbyllja e basteve: “Unë jam krenar që pasnesër në Kuvend votohet shfarosja pranë shkollave dhe dyqaneve të bukës të një mortjeje siç kanë qenë pikat e basteve. Ftoj edhe mediat që të solidarizohen me këtë nismë”.

“Prej 1 janarit paratë do të shpenzohen për gjëra të tjera, jo për baste”, shtoi Balla.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test