“Toyota Yaris”, Manja-Bashës: Si prokuror i hershëm që jam, u’a kam lag fytin shumë bilbilave si puna jote…

Shqipëria

“Toyota Yaris”, Manja-Bashës: Si prokuror i hershëm që jam, u’a kam lag fytin shumë bilbilave si puna jote…

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 13:34
Ulsi Manja

Deputeti i PS-se, Ulsi Manja, reagoi ndaj deklarates se sotme te kryetarit te PD-se, Lulzim Basha. Ky i fundit tha se edhe Ulsi Manja eshte i perfshire ne ceshtjen e “Toyota Yaris”

Postimi i plote i Ulsi Manjes:

Ehh,si shkoi kjo punë, shërbëtori i xhepit të vet Lulzim Basha më paska futur edhe mua me nje koleg tjetër në Toyota-n e Taulantit!

Me shumë kënaqësi, së bashku me kolegun do t’i bashkangjitemi Taulantit në rrugen drejt gjyqit me Lulzimin, ku do t’i kërkojmë këtij djali të llastuar dhe qafir, një sasi të hollash për shpifje për shkak të detyrës!

Por një gjë s’rri dot pa i’a thënë Lulzimit: Kur të të vijë dita të japësh llogarinë tënde para një prokurori, më ke në dispozicion për asistencë kundër tharjes së gurrmazit. Si prokuror i hershëm që jam , u’a kam lag fytin shumë bilbilave si puna jote kur u ka ardh siraja për t’i ulur në karrigen e hetimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat