Banorët kundër kanalit. Në Këmishtaj thonë se po u ngushton rrugën

Shqipëria

Banorët kundër kanalit. Në Këmishtaj thonë se po u ngushton rrugën

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 13:55
Kanali

Hapja e kanaleve të kullimit duhet të jetë një lajm i mirë për banorët e çdo fshati, por në Këmishtaj të Divjakës banorët po e kundërshtojnë investimin e ri.

Ata thonë se kanali u ngushton rrugën dhe mbetjet e punimeve u kanë prishur të mbjellat.

Frikës së banorëve se kanali do t’i përmbytë gjatë dimrit i përgjigjet administratori i njësisë Gradishtë: “Kanali është hapur për kullim dhe rruga është zgjeruar, jo ngushtuar”.

Banorët thonë se nuk kanë pasur informacion për projektin dhe se do ta kundërshtojnë derisa të jenë të bindur se kanali nuk i dëmton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat