“Pse Rama nuk e shet dhe Gjushin?” - Bota Sot
“Pse Rama nuk e shet dhe Gjushin?”

Shqipëria

E shtunë, 17 nëntor 2018

“Pse Rama nuk e shet dhe Gjushin?”

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 14:48
Edi Paloka

Prej ditesh, Partia Demokratike po hedh akuza ndaj Vangjush Dakos duke e lidhur kete te fundit si person te perfshire ne pergjimet e prokurorise qe cuan ne leshimin e 44 flet-arresteve. Sot Partia Demokratike ka percjelle per mediat nje status te nenkryetarit te PD-se, Edi Paloka ne Facebook, sipas te cilit ka nje arsye qe sipas tij Rama nuk e “shet” Vangjush Dakon.

Postimi i nenkryetarit te PD-se, Edi Paloka:
“Dikush me pyeti se pse Rama nuk e shet dhe Gjushin sic ben me te tjeret kur i cenohet interesi i tij.
Arsyeja kryesore eshte se Gjushi , Tahiri, Balla , Ahmetaj, Gjiknuri e ca te tjere, jane personazhet qe kane kryer dhe kryejne punet e pista per Ramen. Ata jane jo vetem nderlidhesit kryesore te Rames me krimin po dhe me milionat e parave. E per me teper, per shkak te kesaj lidhjeje, ata mbajne te gjithe skelete te Rames ne sirtaret e tyre.

Po mbase ju a shpjegon shqiptareve ky qe ja nxjerr koken Rama sa here eshte ne siklet, Fuga.

Pak kohe me pare ky komsomolasi “modern”, qe administron tregun e mediave per shefin e tij, deklaronte se “te thuash qe Rames i pelqejne parate dhe luksi eshte cmenduri”…?

Cfare benin ne prill 2018 ,Edvin Rama, Vangjush Dako dhe Endri Fuga ne aktivitetin vjetor te Yacht Club ne Hotel Fairmont ne MonteCarlo ?
Me cfare statusi ishin keta, ne takimin vjetor te njerit prej klubeve private me eksluzive te globit (antaret e te cilit jane milionere dhe miliardere ) ne nje nga hotelet e cilesuara si “ekstremisht luksoz” te nje qyteti ekstremisht te shtrenjte si Monte Carlo ?
Mos nxitoni te bertisni “shpifje” se ka edhe me…”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test