Kocaqi sulmon politikën: Po hesht për financimet sepse Greqia ia di të palarat

Shqipëria

Kocaqi sulmon politikën: Po hesht për financimet sepse Greqia ia di të palarat

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 16:06
Helena Kocaqi

Profesoresha e Shkencave Politike, Helena Kocaqi deklaroi në studion e “Top Talk” se “politika greke di shumë dhe nëse aktorët politikë shqiptarë flasin mbi financimet greke kanë frikë se mos vënë veten në objekt sulmi të grekëve që ia di të gjitha të palarat”.

“Financimi është sekret, emrat njihen nga Ministria e Jashtme greke dhe janë me kode. Ka kode të ndryshme për pagesa banesash e deri te telefoni. Buxheti votohej në Parlament dhe votohej pa pyetur si dhe për kë. Thjesht thuhej është për shtetin. Skandali doli si rezultat i konfliktit brenda qeverisë greke”, shpjegoi Kocaqi, e cila shtoi se edhe më e pajustifikueshme është heshtja e opozitës dhe Presidentit.

“Unë e mirëkuptoj qeverinë sepse ka pasur negociata me grekët, por heshtja e opozitës dhe Presidentit është e pajustifikueshme”, tha Kocaqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat