Rama porosit kreun e ri të policisë së burgjeve: Me mend në kokë dhe sillu njësoj!

Shqipëria

Rama porosit kreun e ri të policisë së burgjeve: Me mend në kokë dhe sillu njësoj!

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 08:26
Edi Rama dhe Bardhyl Kaçori

Pas arrestimeve të bujshme, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj prezantuan drejtorin e Ri të Policisë së Burgjeve, Bardhyl Kaçori. 

Në ceremoninë e prezantimit, para drejtorëve të policisë së Burgjeve në rrethe, Rama foli për një vendim të ri të qeverisë sa i përket sigurisë në burgje. Ai paralajmëroi ndëshkime të ashpra ndaj atyre zyrtarëve që bashkëpunojnë me kriminelët.

Rama: Kush bashkëpunon për çdo arsye me elementët kriminalë për vuajtjen e dënimit, duke vënë në pikëpyetje institucionin, do të ndëshkohet pa asnjë rezervë. Rregullorja do të jetë precize dhe do ketë kamera 24 orë, duke filluar që nga burgu 313 e më pas në të 24 institucionet e tjera. Kamerat nuk do shihen vetëm nga Drejtoria e Burgjeve por dhe Operacioni “Forca e Ligjit”, pra do ketë dy salla monitoruese 24 orë, që askush mos fshihet nga batanija që i hedh kamerave”

Kryeministri tha se në sistemin shtetëror të vuajtjes së dënimit, nuk do të jetë më qiradhënës e qiramarrës, për të shmangur raste të tilla si ajo që dentist në vend të mbushë dhëmbë, mbush me drogë e celularë të burgosurit. Kryeministri bëri edhe humor me drejtorin e ri të Policisë së Burgjeve, të cilit i kërkoi që kokëfortësinë që nuk e ka shkruan në CV ta ushtrojë në detyrë.

Rama: Është e vështirë të kërkosh opinione për njerëz, dhe të marrësh opinione të njëjta. Në rastin e drejtorit, morëm të njëjtat gjëra. Kam dëgjuar oficerë policie që s’shajnë njëri-tjetrin, por përkundrazi kanë thënë fjalët më të mira. Uroj që këto fjalë të mos na dalin në ndonjë kronikë, e drejtori të mos na dalë se s’ishte ai i duhuri. Me mend në kokë dhe sillu njësoj sikur je me uniformë.

Teksa foli për punësimet në burgje, Kryeministri Rama tha se rreth 66 punonjës janë referuar në prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat