Priten masat e sigurisë për trafikantët e grupit “Avdylaj”

Shqipëria

Priten masat e sigurisë për trafikantët e grupit “Avdylaj”

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 08:57
Policia e shtetit para gjykatës

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë është vënë nën masa të forta sigurie, në një kohë kur priten të jepen masat e sigurisë për grupin e trafikantëve të drogës, të arrestuar të hënën në operacionin e gjerë “Vol-Vo 4”.

Droga, korrupsioni dhe skema e tjetërsimit të tokave do të gjykohen si një histori e pandarë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, e cila do të vlerësojë kushtet sesi u arrestuan dy ish-deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Në të njëjtën dosje janë edhe ish-policë, që njoftonin kriminelët dhe favorizonin personat e inkriminuar për të dalë jashtë vendit, si dhe grupin “Avdylaj”.

Edhe pse me episode të veçuara, ajo që i bashkon të gjithë të arrestuarit e megaoperacionit “Vol-Vo 4” është “grupi i Shijakut”, që mban mbiemrin e fisit Avdylaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat