Jo vetëm lojërat e fatit, Kuvendi voton nesër edhe fatin e Teatrit Kombëtar

Shqipëria

Jo vetëm lojërat e fatit, Kuvendi voton nesër edhe fatin e Teatrit Kombëtar

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 12:45
Teatri Kombëtar

Kryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi njoftoi sot gjatë mbledhjes se neser do te shqyrtohet dekreti i Presidentit Ilir Meta per Teatrin.

“Ju bëj me dije se nesër (enjten) në orën 9 do të shqyrtojmë dekretin e presidentit për Teatri. Besoj se jemi dakord me axhendën”, tha Shalsi

Sipas rregullores së Kuvendit, dekreti i Presidentit futet automatikisht në rendin e ditës dhe në kalendarin e punimeve.

Neser pritet te jete nje seance interesante ku krahas dekretit te Metes do te kaloje per miratim edhe ligji per lojerat e fatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat