Shkolla në Mengël do i nënshtrohet rikonstruksionit total

Shqipëria

Shkolla në Mengël do i nënshtrohet rikonstruksionit total

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 16:10
Mengël

Ka përfunduar rikonstruksioni i shkollës “Sulejman Rrançi” në Mengël të Elbasanit dhe nxënësit tashmë i janë rikthyer mësimit në këto ambiente, të cilat nuk përbëjnë rrezik për jetën dhe shëndetin e tyre.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini së bashku me kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, drejtorin e DAR dhe zyrtarë të tjerë panë nga afër përfundimin e punimeve në këtë shkollë e cila u bë objekt i një sajese të madhe me qëllim përfitime politike.

Megjithëse shkolla tashmë u rikonstruktua, me shtylla përforcuese dhe mbrojtëse dhe nuk përbën rrezik për jetën e fëmijëve, Bashkia e Elbasanit nuk do të heqë dorë nga projekti për rikonstruksionin total të saj.

Ky projekt përfshin zgjerimin e ambienteve, shtimin e klasave për shkak të numrit të madh të nxënësve, sistemin e ngrohjes dhe ambientet sportive.

“Sepse për ne, fëmijët e Menglit meritojnë kushtet më të mira për të zhvilluar një proces mësimor normal”, u shpreh Sejdini. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat