Akuzat e PD, ministrja Gjonaj: Drejtori i burgjeve u zgjodh për eksperiencën në polici

Shqipëria

Akuzat e PD, ministrja Gjonaj: Drejtori i burgjeve u zgjodh për eksperiencën në polici

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 18:41
Etilda Gjonaj

Pas deklaratës mesditën e sotme nga këshilltari Ligjor në PD, Gazment Bardhi, se emërimi i drejtorit të ri të burgjeve është në shkelje me ligjin, ka ardhur edhe reagimi i ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Në një deklaratë për mediat, ministrja thotë se “Bardhul Kaçori u zgjodh për eksperiencën e tij shumë vjeçare të spikatur në Policinë e Shtetit, për gradat dhe për angazhimin e tij në poste të larta drejtuese, me rezultate konkrete dhe jo për aktivitetin e tij privat apo qytetar në periudhën kur nuk ka qenë i angazhuar në asnjë detyrë shtetërore”.

Gjonaj shpreh keqardhje për deklaratën e përfaqësuesit të PD-së z.Bardhi, që tregon se ka zbuluar se drejtori i ri i Policisë së Burgjeve është angazhuar si komisioner i PS në zgjedhjet e vitit 2013. “Çfarë mund të themi ne që gjatë kësaj periudhe kemi identifikuar afro 200 punonjës me rekorde kriminale në sistemin e burgjeve, që juve s’ju kishin rënë fare në sy! Dhe më shumë se 100 të tjerë të punësuar në sistemin e burgjeve jashtë kritereve ligjore!”, thotë Gjonaj.

Më tej në deklaratë, ministrja thekson se “si bartës i detyrës shtetërore ai s’mund të angazhohet në aktivitete të natyrës politike, për sa kohë do të mbajë këtë detyrë. Por kjo dihet, s’ishte nevoja për një reagim publik, pa lidhje”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat