Korçë/ Nxënësit i bashkohen programit “Edukimi mbi dhe përmes kulturës”

Shqipëria

Korçë/ Nxënësit i bashkohen programit “Edukimi mbi dhe përmes kulturës”

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 21:56
Nxënësit e shkollës “Sevasti Qiriazi” në Korçë

Nxënësit e shkollës “Sevasti Qiriazi” në Korçë, i janë bashkuar programit “Edukimi mbi dhe përmes kulturës”.

Muzeu Arkeologjik në qytetin e Korçës, bën me dije se, programi i ndjekur tashmë edhe nga nxënësit e shkollës “Sevasti Qiriazi” ka sjellë disa risi në zbatimin e tij.

Sipas Muzeut kjo nismë ka patur disa efekte mjaft të rëndësishme pasi ka rritur interesin e nxënësve për vlerat e trashëgimisë kulturore. Muzetë janë vënë në lëvizje për të zhvilluar aktivitete të ndryshme. Rritet bashkëpunimi muze-shkollë duke bërë orën e mësimit interaktive, duke bërë që nxënësit të konkretizojnë njohuritë e marra gjatë orëve së mësimit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat