"S'kemi tokë e det për të falur", protestë para Kryeministrisë për marrëveshjen me Greqinë

Shqipëria

"S'kemi tokë e det për të falur", protestë para Kryeministrisë për marrëveshjen me Greqinë

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 22:33
Protesta

Dhjetëra përfaqësues të shoqërisë civile u mblodhën para Kryeministrisë në protestë për të kërkuar transparencë në bisedimet me Greqinë për marrëveshjen e detit.

Duke u nisur nga deklaratat se shtetit fqinj do të zgjerojë kufirin detar me 12 milje, i kërkuan Presidentit Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Mirela Jorgo:"Insistojmë fort që Presidenti të mbledhë menjeherë Këshillin e Sigurisë dhe të bëhet zbardhja e marrëveshjes".

Aktivistët kërkuan nga kryeministri Rama dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, që të japin përgjigje për një çështje që u takon të gjithëve. 

Mirela Jorgo: "Të bëhet publike marrëvehsja e detit nga ana e kryeministrit Edi Rama". 

Pas tubimit që zgjati rreth 30 minuta, përfaqësuesit e shoqërisë civile paralajmëruan një tjetër protestë pas 10 ditësh, nëse nuk do të bëhen të ditura pikat e bisedimeve mes dy shteteve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat