E pazakontë, makina ‘merr përpara’ 30 dele në aksin Gjirokastër – Kakavijë

Shqipëria

E pazakontë, makina ‘merr përpara’ 30 dele në aksin Gjirokastër – Kakavijë

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 22:50
E pazakontë, makina ‘merr përpara’ 30 dele në aksin Gjirokastër – Kakavijë

Një aksident i rrallë ka ndodhur ne aksin Gjirokastër – Kakavijë pranë fshatit Vanister ku një mjet tip “Nissan” ka përplasur rreth 30 krerë të imëta që po kalonin rrugën nacionale.

Efektivët e policisë shkuan në vendngjarje dhe shoqëruan në komisariat drejtuesin e automjetit.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se shkak është bërë shpejtësia e madhe dhe mungesa e ndriçimit në këtë aks të rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat