“Vol-Vo 4”/ Zv/ministri i Brendshëm paralajmëron arrestime të tjera

Shqipëria

“Vol-Vo 4”/ Zv/ministri i Brendshëm paralajmëron arrestime të tjera

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 06:58
Zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj

Zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj i pranishëm në studion e emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu  tha se çështja e operacionit “Vol-Vo 4”  është në hetim e sipër dhe ka ende persona që janë shpallur në kërkim.

“Kjo është një dosje në hetim dhe do të ketë zhvillime. Këto masa që u morën sot është vetëm një nga hapat e ndërmjetëm që Prokuroria dhe Gjykata vendosin kur kanë hetime të tilla. Kjo po vazhdon dhe nuk ka përfunduar sot”.

Blendi Fevizu: Priten arrestime të tjera?

Julian Hodaj, zëvendës ministër i Brendshëm: Po, do të ketë.

Blendi Fevizu: Kryesisht mandatet e arrestit janë bërë mbi bazën e përgjimeve që në fund të fundit nuk janë prova reale. A ka prova teknike?

Julian Hodaj, zëvendës ministër i Brendshëm: Nuk mund të flas me detajet teknike të dosjes. Por me logjikë të thjeshtë, Prokurorët nuk kanë nevojë për një masë sigurie arrest me burg si ajo që kanë kërkuar, i japin gjykatës minimumin e mndshëm që justifikon atë masë që ata po kërkojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat