Kotzias tregon marrëveshjen me Ramën: Shqipërisë i marrim 12 milje det

Shqipëria

Kotzias tregon marrëveshjen me Ramën: Shqipërisë i marrim 12 milje det

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 07:16
Ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias

Ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, tashmë i çliruar nga përgjegjësitë diplomatike ka zbuluar të tjera detaje nga negociatat për marrëveshjen e detit me Shqipërinë dhe pozicionimin e Greqisë për të shtrirë sovranitetin e saj në 12 milje detare në Detin Jon.

Duke iu referuar zonës bregdetare nga Veriu i Korfuzit deri në Antikythera, Kotzias thotë se me shpalljen e 12 miljeve det territorial Greqia fiton një hapësirë detare të barabartë me sipërfaqen e krahinës së Thesalisë, kjo që shihni në këtë hartë.

‘Nga momenti që kanë nisur negociatat me Shqipërinë për vijën bregdetare në diskutim është vetëm një pjesë e vogël. Pjesët e tjera i takojnë Zonave Ekskluzive Ekonomike, pasi Shqipëria e ka bërë shtrirjen e saj në 12 milje në këtë zonë.

Dua të bëj një qartësim, nuk kemi krijuar vetëm vijën bregdetare.

Para kësaj kemi bërë dy gjëra. Mbyllëm gjiret dhe mbyllja e gjireve do të thotë se vija bregdetare nis pas vijës bazë, prandaj thashë që nga matjet në kilometra katrorë është një sipërfaqe sa Thesalia që ne fitojmë nga Korfuzi deri në Antykithera.’

Kotzias thotë se mori aprovimin e kryeministrit grek Tsipras për të deklaruar në konferencën për shtyp të pak ditëve më parë miratimin së shpejti të tre dekreteve presidenciale për zgjerimin e ujërave territoriale në 12 milje.

Ish-ministri i Jashtëm pranon se parimi i 12 miljeve do të aplikohet edhe në Egje, gjë që kundërshtohet fort nga Turqia.

‘Plani është që të ketë vazhdimësi. Kishim një marrëveshje me kryeministrin, por unë tani nuk jam pjesë e qeverisë dhe nuk mund të marr vendime për llogari të Ministrisë së Jashtme.’

Ankaraja reaguar menjëherë ashpër përmes ministrit të Jashtëm Çavusoglu, i cili tha se 12 miljet detare janë një ‘Casus Belli’ për luftë mes dy vendeve. Në të njëjtën linjë është shprehur sot edhe ministri turk i Mbrojtjes, i cili tha se Turqia nuk do të tolerojë asnjë veprim të Greqisë në Mesdheun lindor

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat