Rama vijon batutat: Nesër Ligji për luftra gjelash dhe ca fjalë për Lloto-opozitën

Shqipëria

Rama vijon batutat: Nesër Ligji për luftra gjelash dhe ca fjalë për Lloto-opozitën

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 07:26
Edi Rama

Ditën e nesërme do të shkojë në Kuvend Ligji për lojërat e fatit, i cili i hap rrugë mbylljes së aktiviteteve të kazinove dhe basteve pas 31 dhjetorit.

Ky fakt është bërë i ditur edhe kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në ‘Twitter’.

Po ashtu kreu i qeverisë ka paralajmëruar edhe reagime ndaj opozitës, e cila edhe nesër nuk do të jetë në Kuvend.

“Nesër në Kuvend për Ligjin që ndalon Bixhozin (kazino, baste sportive, baste për gara qensh, kuajsh, luftra gjelash, off apo online, pa asnjë përjashtim)!

E po nesër dhe ca fjalë për Lloto Opozitën e për bastet e gjysmagjelave të kazanit politik të baltës së shpifjeve e të akuzave [????] ”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat