Kuvendi pritet të rrëzojë dekretin e Metës dhe t’i hapë rrugë Teatrit të ri

Shqipëria

Kuvendi pritet të rrëzojë dekretin e Metës dhe t’i hapë rrugë Teatrit të ri

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 07:53
Teatri

Dekreti i presidentit, Ilir Meta, për kthimin për rishqyrtim të pr/ligjit për Teatrin do të diskutohet sot në orën 09:00, në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

E ndërsa mbledhja do të nisë një orë para seancës parlamentare, ku pritet të votohet dhe pr/ligji për lojrat e fatit, deputeti socialist,  Fadil Nasufi, anëtar i këtij komision paralajmëron rrëzimin e dekretit. Ndryshe nga dekreti i parë ku maxhoranca ndryshoi vetëm pikën e hapjes për garën 60 ditë.

“Dekreti i Presidentit do të rrëzohet me votat e mazhorancës dhe do ti hapet rruga ndërtimit të Teatrit të ri Kombetar, ashtu siç është bërë publike qysh në fillim të këtij procesi që u shoqërua edhe me një debat shterues” tha deputeti socialist në një prononcim për Ora News.

Më 11 tetor presidenti ktheu në Kuvend ligjin për teatrin duke deklaruar se as këtë herë nuk ishin reflektuar qëndrimet e institucionit të presidentit

Pas vendimit të parlamentit i hapet rruga procedurave të ligjit, negociimit dhe konkurimit për ndërtimin e Teatrit të ri me PPP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat