Sot në Kuvend ligji për “Lojërat e Fatit”, Rama premtoi edhe ca fjalë për ‘lloto opozitën’

Shqipëria

Sot në Kuvend ligji për “Lojërat e Fatit”, Rama premtoi edhe ca fjalë për ‘lloto opozitën’

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 08:46
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi pritet te miratoje sot ligjin per “Lojërat e fatit”, per t’i hapur rruge keshtu mbylljes së aktiviteteve të kazinove dhe basteve pas dates 31 dhjetor.

Kete e ka paralajmeruar edhe vete kryeministri, i cili dje me nje postim ne rrjetet sociale beri me dije se sot në Kuvend do jete Ligji që “ndalon Bixhozin(kazino, baste sportive,baste për gara qensh, kuajsh,luftra gjelash,off apo online, pa asnjë përjashtim)!”, nderkohe qe ka shtuar se do te kete “edhe ca fjalë për Lloto Opozitën e për bastet e gjysmagjelave të kazanit politik të baltës së shpifjeve e të akuzave”

Dekreti i Metes per Teatrin 

Maxhoranca do të shqyrtojë sot dekretin e Presidentit që ktheu sërish për rishqyrtim ligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar.

Këtë fakt e njoftoi dje Kryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi gjatë mbledhjes.

Ai tha se është përfshirë në axhendën e Komisionit që shqyrtimi të bëhet ditën e enjte në orën 9:00 të mëngjesit, një orë para se të fillojë seanca plenare.

“Ju bëj me dije se nesër (enjten) në orën 9 do të shqyrtojmë dekretin e presidentit për Teatri. Besoj se jemi dakord me axhendën”, ka thënë Shalsi, teksa maxhoranca ka votuar propozimin e tij.

Sipas rregullores së Kuvendit, dekreti i Presidentit futet automatikisht në rendin e ditës dhe në kalendarin e punimeve.

“Në programin e punës së Kuvendit futen automatikisht dekretet e Presidentit  të Republikës për rishqyrtim ligjesh, emërime, për të cilat kërkohet pëlqimi i  Kuvendit, projektligje financiare ose ndryshimi i Buxhetit të Shtetit, shqyrtimi i  akteve normative me fuqinë e ligjit, propozimet për emërim dhe shkarkim  titullarësh të organeve që zgjidhen nga Kuvendi, mocionet e kërkuara,  projektligjet ose projektvendimet e mbartuara nga programi paraardhës, si dhe  çështjet që lidhen me gjendjen e jashtëzakonshme”, thuhet në rregulloren e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat