Kryebashkiaku Xhelal Mziu priti në një takim gazetarin e njohur të gazetes Bota sot, Beqir Sina

Shqipëria

Kryebashkiaku Xhelal Mziu priti në një takim gazetarin e njohur të gazetes Bota sot, Beqir Sina

Nga: Beqir Sina Më: 25 tetor 2018 Në ora: 08:48
Kryebashkiaku Xhelal Mziu dhe gazetari i gazetes "Bota sot", Beqir Sina

Kryebashkiaku Xhelal Mziu priti sot në një takim gazetarin e njohur të diasporës Beqir Sina, i cili është një nga figurat më të spikatura të gazetës “Bota sot”, e cila është e njohur në mbarë diasporën shqiptare, thuhet simbas nje njoftimi ne llogarine personale ne rrjetin social Facebook te kryetarit te Bashkise se Kamez.

Po ashtu ne kete njoftim thuhet se : “ Tema e diskutimit u fokusua rreth përfaqësimit shqiptar në diasporë si dhe rolin që luan diaspora në politikat e Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit.

Image

 Në përfundim të takimit, simbas ketij njoftimi  z. Mziu e nderoi gazetarin e njohur me certifikatë mirënjohjeje me motivacionin "Në shenjë mirënjohjeje dhe nderimi për promovimin e vlerave, standardeve dhe politikës kombëtare në diasporë".

Gjithashtu, në takim me gazetarin e njohur shqiptaro-amerikan z Beqir Sina,u prezantua dhe e kaluara e tij ku u tha se ai ka lindur në një kamp internimi dhe në përndjekje ku kaloi 32 vjet.
 
Ndersa, jetën e nisi nga e para me ikjen në SHBA ku studioi gazetari, u bë një gazetar i njohur dhe sot raporton nga SHBA, Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Image

 “Kjo qeveri që pashë unë, para një muaji që thirret “Rilindje” mendoj se ua ka kaluar me propagandën që u bën shqiptarëve dhe të huajve nëpërmjet medieve që i kontrollon ajo dhe nuk janë pak por më shumë se 90 përqind e tyre, fatkeqësisht edhe qeverisë së Enver Hoxhës…”, citohet te kete thene Sina duke folur per situaten politike ne Shqiperi.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat