Me pranga në duar, ish-deputeti i PS: Rama po na bën ‘kurban’ për integrimin

Shqipëria

Me pranga në duar, ish-deputeti i PS: Rama po na bën ‘kurban’ për integrimin

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 10:17
Arben Çuko

Dy ish-deputetët e Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe Arben Çuko kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit në bankën e të akuzuarve, ndërkohë që gjatë fjalës së tyre nuk kanë pranuar akuzat e ngritura nga prokuroria.

Sipas ReportTV, mësohet se Çuko ka pretenduar se po bëhen kurban të integrimit të vendit në Bashkimin Europian, me qëllim krijimin e raporteve se qeveria ka vullnetin për të luftuar korrupsionin.

Çuko i ka kërkuar gjyqtarit Biba, që ta lirojë nga qelia dhe të qëndrojë në një masë më të butë, pasi gjatë kryerjes së detyrës së tij, si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, nuk ka kryer asnjë shkelje dhe jo më të kishte transferuar një të dënuar.

Sipas tij, transferimi i Olsi Karagjozit është bërë shumë muaj me vonesë, vetëm pasi ai është përfshirë në një konflikt me një polic, në ambientet e brendshme të burgut të Burrelit.

Fabula që ka çuar në arrestimin e Çukos është zbuluar krejt rastësisht teksa në hetim dhe përgjim ishin pjestarët e një grupi kriminal që merrej me trafik dorge dhe vepra të ndryshme penale.

Sipas hetuesve gjithçka ka nisur në burgun e Burrelit ku i arrestuari si vrasës me pagesë, Olsi Karagjozi, ka takuar fillimisht Denis Llaftiun. Pas takimit Karagjozi i ka bërë kërkesë Llaftiut të ndërhyjë me lidhjet e tij tek Drejtori i Përgjithshëm që ky i fundit ta transferojë. Fill pas kësaj porosie Denis Llaftiu takon shoferin e Çukos, shtetasin me emrin Qerim Musha.

E kjo marrëveshje mes Llaftiut dhe shoferit të Çukos do të kryhej kundrejt përfitimit 3 mijë euro dhe një automjeti. Olsi Karagjozi pas marrëveshjes ka bërë një kërkesë me shkrim dhe këtë kërkesë ja ka dorëzuar shtetasit artur balla, balla ja ka dhënë denis llaftiut dhe më pas llaftiu ja ka dorëzuar shoferit që kishte rolin e negociatorit ose “urës lidhëse” për llogari të Çukos siç e quan prokuroria.

Nga hetimet ka rezultuar se paratë prej 3000 mije dhe një automjet i janë dhënë Ballës, ai ja ka kaluar Llaftiut dhe Llaftiu ja ka kaluar shoferit të Çukos Qerim Mushës. Kur ishte rënë dakord që Karagjozi të transferohej kjo s’ka ndodhur menjëherë dhe në këtë moment të interesuarit janë shqetësuar duke filluar dhe komunikimet telefonikë. Telefonata i është bërë direkt drejtorit Arben Çuko nga drejtori burgut Burrelit i quajtur Fatjon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat