Nuk ka qetësi në Prokurori, Hajdarmataj padit Arta Markun

Shqipëria

Nuk ka qetësi në Prokurori, Hajdarmataj padit Arta Markun

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 13:06
Prokurori Besim Hajdarmataj

Prokurori Besim Hajdarmataj ka paditur prokuroren e përgjithshme Arta Marku. Ai e ka konsideruar të paligjshëm urdhrin e Markut për transferimin në Pogradec.

Përplasja mes tyre vjen për shkak të përplasjes për dosjen Shullazi.

Kujtojmë se dosja “Shullazi” futi në kaos Prokurorinë e Krimeve të Rënda rreth një muaj më parë, pasi prokurorët refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë çështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se është sëmurë.

Kjo situatë solli edhe penalizimin për prokurorët refuzues, ndaj të cilëve, për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Becin dhe Blerim Tominajn, ka nisur një hetim disiplinor, ndërsa Besim Hajdarmataj, Sonila Muhametaj dhe Olsian Çela u transferuan në rrethe. (Fax Web)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat