Mbyllja e basteve, Ahmetaj: Një nga arsyet, lufta kundër krimit

Shqipëria

Mbyllja e basteve, Ahmetaj: Një nga arsyet, lufta kundër krimit

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 22:03
Arben Ahmetaj

Këtë të enjte Kuvendi i Shqipërisë me 75 vota pro vendosi mbylljen më 31 dhjetor të këtij viti të lojërave të fatit. Për të folur për këtë vendim në studion e “Open” i ftua ka qenë ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili theksoi një nga dy arsyet e këtij vendimi ka qenë edhe lufta kundër krimit.

Ahmetaj vuri në dukje se historia e lojërave të fatit ka qenë problematik ndër vite në Shqipëri dhe e cilësoi si të suksesshëm për kohën aksionin “Fundi i Marrëzisë” në 2013-ën.

Vendimi i sotëm historik. U vendos mbyllja e kazinove elektronike, bastet sportive, bastet për garat, sallat për bingot dhe lojërat online. Nuk ka asgjë të fshehtë, çdo gjë është publike. Historia e lojërave të fatit ka qenë ndër vite shumë e vështirë. Në 2013-tën pamë dhe certifikuam një situatë shumë të vështirë të lojërave të fatit. Aksioni “Fundi i Marrëzisë” në atë kohë ishte një sukses i plotë.

I pyetur nga Eni Vasili se përse lojërat e fatit nuk u mbyllën në 2013-ën, Ahmetaj u përgjigj se ka një reflektim shoqëror, por një fakt i rëndësishëm për marrjen e kësaj nisme këtë vit janë edhe raportimet nga agjencitë e inteligjencës, të vendit e të huaja, se një pjesë e lojërave të fatit kishin rënë në duart e krimit.

“Ka një reflektim shoqëror, ka një reaksion ndaj përhapjes së fenomenit dhe kthimit të tij në një plagë sociale. Një pjesë e lojërave të fatit ranë në duar që ishin të papërshtatshem, në duar të elementëve kriminale. Këtë e vumë re gjatë këtij viti, nga sondazhet, por edhe nga të gjitha institucionet e inteligjencës të vendit dhe të huaja, për terrenin që gjenin elementët kriminalë në Lojërat e Fatit. 2018-ta kulmoi në atë angazhim që ka qeveria edhe në luftën kundër krimit. Mos e shikoni thjesht si një mbyllje e një industrie, por ta shohim edhe si një reflektim të qeverisë. Ka dy korsi kryesore, njëra është pjesa sociale dhe pjesa tjetër është lufta kundër krimit”, u shpreh Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat