Prokuroria: S’ka dosje të veçantë për Dakon, hetimi është bashkuar

Shqipëria

Prokuroria: S’ka dosje të veçantë për Dakon, hetimi është bashkuar

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 23:49
Arta Marku

Prokuroria ka hedhur poshtë zërat se për të shpëtuar kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako se Prokuroria ka hapur një dosje tjetër nga ajo e Avdylajve.

Bëhet fjalë për dosjen hetimore 339 ndërsa opozita vazhdimit prej kohësh ka deklaruar se për Dakon është veçuar hetimit në dosjen 339/1.

Por sot këshilltari për mediat i Prokurores së Përgjithshme Denion Ndrenika në një komunikim me gazetarin Ylli Rakipi drejtpërdrejt në emisioni “Të Paekspozuarit” në News24 deklaroi se procedimi është ndarë në vitin 2017 por është bashkuar më 18 tetor.

“Procedimi është ndarë në maj të vitit 2017. Tani prokuroria i ka bashkuar procedimet më 18 tetor 2018 në një hetim”, ka thënë Ndrenika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat