Dhjetra arka domate me myk, patatina e çokollata afër skandencës të destinuara për tregun shqiptar

Shqipëria

Dhjetra arka domate me myk, patatina e çokollata afër skandencës të destinuara për tregun shqiptar

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 09:36
Pamje nga vendi ngjarjes

Qindra arka me domate me myk të importuara nga Lituania, dhjetra arka me patatina, kokoshka dhe çokollatë të ardhura nga Hungaria afër afatit të skandencës ishin destinuar për të hyrë në tregun shqiptar.

Autoriteti i Kontrollit Ushqimor informon sot për kontrollet në pikat doganore me qëllim sigurinë ushqimore të produkteve që importohen nga shtetet e tjerë drejt vendit tonë.

"Për periudhën 1-25 tetor në rang vendi janë kryer 4011 kontrolle në të gjitha pikat doganore të Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe janë konstatuar dhe bllokuar 13.3 ton produkte ushqimore të pasigurta për tregun shqiptar" informoi sot AKU.

Konkretisht, në pikën doganore, Durrës janë bllokuar 4.5 ton oriz me vend origjinë, Spanjë. Ngarkesa në fjalë nuk shoqërohej me certifikatë fitosanitare gjë që bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Ndërkohë, në pikën doganore, Qafë Thanë është bllokuar një sasi prej 1.8 ton domate me vend origjinë Lituani pasi u konstatua prezencë myku dhe të kalbura- pra të papërshtatshme për konsum.

Në pikën doganore, Hani i Hotit janë bllokuar: 2.2 ton birrë, origjina nga Çekia dhe 4.8 ton produkte ushqimore si, kripë, salcë djathi, patatina, kokoshka dhe çokollatë me vend origjinë, Hungarinë. Këto dy ngarkesa ishin afër afatit të skadencës- pra nuk lejohen të futen për konsumin vendas.

AKU informon se po kryhen procedurat për kthim në origjinë të këtyre produkteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat