Spaho reagon ndaj Dakos: Shqipëria ka degraduar, regjimi duhet shembur i tëri

Shqipëria

Spaho reagon ndaj Dakos: Shqipëria ka degraduar, regjimi duhet shembur i tëri

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 09:37
Edmond Spahos

Kreu i grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklarimeve të kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, i cili i konsideroi mbrëmë normale kontaktet e tij me disa prej eksponentëve kryesorë të botës së krimit.

Spaho shkruan në një postim në rrjetet sociale se ka ardhur koha që ky rregjim të shembet I tëri dhe shprehu keqardhjen për disa të huaj që nuk e kuptojnë sesa shumë ka degraduar Shqipëria.

Ja postimi i plotë i Edmond Spahos

A e pate cfare turpi!! Vangjush Dako i quan qytetare si gjithe te tjeret kriminelet qe takon gjate zgjedhjeve, kriminelet qe mban ne shtabet elektorale, krimineleve qe ju jep leje ndertimi, krimineleve te cilet blejne vota. Une kam 300 Nice ne gjithe Durresin tha Gjushi. 

Me ta shtroj dreka dhe darka per ti falenderuar per kontributin qe dhane ne zgjedhje. Nicja eshte nje kriminel i lidhur me laboratorin e Hasit dhe qe ble vota ne Durres. E cfare ka ketu, pyeti Gjushi, kjo eshte qesharake te merremi me gjera te tilla. E njejta gje ka ndodhur me Ndoken ne Lezhe. Ketu kemi katandisur me Rilindjen. Keqardhje me ata te huaj qe nuk kuptojne apo nuk duan te kuptojne se sa shume ka degraduar Shqiperia dhe rekomandojne si zgjidhje "permiresimin" e kodit elektoral. Ka ardhur koha qe ky rregjim kriminal te shembet i teri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat