“S’ka bir k.... që ma kalon mua”, nga Rama tek Dako “shprehja” e socialistëve

Shqipëria

“S’ka bir k.... që ma kalon mua”, nga Rama tek Dako “shprehja” e socialistëve

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 10:30
Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, të enjten, deklaroi se nuk ka bir kurve që komunikon me telefon më shumë se ai.

Dako tha se është  një nga njerëzit që komunikon më shumë me qytetarët për hir të punës së tij si kryetar i Bashkisë së Durrësit.

Ai u shpreh se nuk merr në telefon askënd përkundër ligjit.

Dako: Por ka familje dhe qytetar të ndryshëm në Durrës më marrin për shqetësime të ndryshme familjare dhe jo rastësisht jam zgjedhur tre herë kryetar i Bashkisë së Durrësit. Unë kam komunikuar me çdo familje të madhe në rrethin e Durrësit. Nuk ka person në qytetin e Durrësit që unë nuk kam kominukuar. Mund të marrësh çdo emër në gjendjen civile dhe unë të them se kush është dhe ku banon.

Por duket se socialistët këtë shprehje e kanë marrë nga kryetari i tyre Rama i cili e përdorte shpesh kur ishte kryetar bashkie.

Madje atë e përdori edhe ish- ministri Tahiri gjatë kohës kur plasi skandali me trafikun e drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat