Banka Botërore, projekt rajonal për përmirësimin e financave të bashkive

Shqipëria

Banka Botërore, projekt rajonal për përmirësimin e financave të bashkive

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Në kuadër të Projektit të Bankës Botërore “Programi për Partneritetin Urban II (UPPII)”,  në qytetin e Vlorës zhvillohet seminari me temë “Financat e Bashkive dhe Auditi Urban”.

Pjesë e këtij projekti të financuar nga Banka Botërore janë bashki nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Maqedonia, Serbia, Bosnje dhe Hercegovina dhe Mali i Zi. Ky event i organizuar në qytetin e Vlorës, nga Banka Botërore në bashkëpunim me bashkinë e Vlorës është në kuadër të një serie takimesh të organizuara në vende të ndryshme duke përfshirë Vienën, Beogradin, Shkupin, Sarajevë, etj. 

Ky takim do të shërbejë për të kuptuar më mirë procesin e përditësimit të plan-veprimit për përmirësimin e situatës financiare dhe financimin e investimeve prioritare.

Grupi i eksperteve nga Banka Botërore, së bashku me mbi 40 pjesëmarrës po organizojnë një seri me diskutime dhe trajnime si dhe vizita në terren për të ndjekur nga afër ecurinë e investimeve kapitale në bashkinë e Vlorës si dhe zhvillimin e pritur në qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat