Basha shkruan në Twitter: Ka rënë shteti, duhet arrestuar Dako

Shqipëria

Basha shkruan në Twitter: Ka rënë shteti, duhet arrestuar Dako

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 11:55
Lulzim Basha

Sipas Lulzim Bashës, shteti ka rënë. Dhe kjo pasi kreu demokrat mendon se Arta Marku dhe Donika Prela nuk hetojnë Dakon, Ballën, Gjiknurin dhe Tahirin.

Përmes Twitter, Basha shkruan se deklaratat e kryebashkiakut të Durrësit provuan bashkëpunimin e PS me bandat.

Ja çfarë thotë Basha të premten paradite:

Tashmë është e qartë për këdo se Edi Rama ka patur një plan të shtrirë mbarë vendit, për bashkëpunim me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Duhet urgjentisht një hetim i posaçëm dhe i pavarur për këtë operacion kriminal. Vangjush Dako është i pari që duhet të merret i pandehur.

Mosarrestimi i Vangjush Dakos edhe pasi pranoi mbrëmë publikisht se ka bashkëpunuar me bandat për të dhunuar zgjedhjet, është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë.

Dua t’i kujtoj dyshes Marku-Prela se dëmtimi i provave dhe manipulimi i hetimeve për krimet elektorale të Dakos, Ballës, Gjiknurit, Tahirit e të tjerë, është krim i rëndë për të cilin do të mbajnë përgjegjësi. Kur prokuroria mbron krimin, ka rënë shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat