Basha thekson se Dako është i pari që duhet arrestuar dhe paralajmëron dy kryeprokuroret

Shqipëria

Basha thekson se Dako është i pari që duhet arrestuar dhe paralajmëron dy kryeprokuroret

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 12:03
Kryetari i opozitës Lulzim Basha

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka theksuar sërish sot se kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është i pari qeveritar që duhet të arrestohet për krimin me zgjedhjet, grabitjen e votave në bashkëpunim me bandat, dhe i ka paralajmëruar sërish dy drejtueset e prokurorive, Arta Markun dhe Donika Prelën që të mos dëmtojnë provat.

Në një mesazh lëshuar nga rrjetet sociale, Basha shkruan:

"Tashmë është e qartë për këdo se Edi Rama ka patur një plan të mirëmenduar e të shtrirë anembanë vendit, për bashkëpunim me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Duhet urgjentisht një hetim i posaçëm dhe i pavarur për këtë operacion kriminal. Vangjush Dako është i pari që duhet të merret i pandehur. Lënia e tij i lirë edhe pasi pranoi mbrëmë publikisht bashkëpunimin me bandat për të dhunuar zgjedhjet, është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë. Dua t’i kujtoj Donika Prelës dhe Arta Markut se dëmtimi i provave dhe manipulimi i hetimeve për krimet elektorale të Dakos, Ballës, Gjiknurit, Tahirit e të tjerë, është veprim i rëndë kriminal për të cilën ato do të mbajnë shpejt përgjegjësi deri më një. Kur prokuroria mbron krimin, ka rënë shteti."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat