Rruga Milot-Balldre, parashikohet ndërtimi i rrugëve dytësore dhe një tuneli

Shqipëria

Rruga Milot-Balldre, parashikohet ndërtimi i rrugëve dytësore dhe një tuneli

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 15:34
Rruga Milot-Balldren

Pas shpalljes fituese në garën për ndërtimin e segmentit rrugor Milot –Balldre, kompania ANK pritet të nisë së shpejti punimet.

Investimi që do të realizohet kap vlerën 140 mln euro ndërsa segmenti ka një gjatësi prej 17.2 kilometrash.

Në projekt parashikohet ndërtimi i rrugëve dytësore ,ndërtimi i 5 nyjeve lidhëse si dhe një tunel me gjatësi prej 850 metrash në zonën e Balldrenit.

Kjo vepër infrastrukturore është pjesë e programit “1 Miliard për Rindërtim” dhe është pjesë e autostradës Adriatiko-Joniane. 

Rruga Milot-Balldren sipas projektit të ri, do të ndërtohet me standarde ndërkombëtare të kategorisë A dhe qarkullimi i automjeteve parashikohet të bëhet me shpejtësi 90-100 km në orë.

Investimi në këtë segment parashikohet të zgjidhë përfundimisht trafikun në zonën urbane të Lezhës dhe kryqëzimin me Shëngjinin si dhe shkurton ndjeshëm distancën në superstradën Shkodër–Tiranë.

Projekti i ri shkurton edhe distancën mes qyteteve ku kalon duke rritur aksesin e qarkullimit të mjeteve dhe impaktin e përfitimit ekonomik-social të gjithë zonës.

Ky segment rrugor njihej për numrin e lartë të aksidenteve dhe ndërtimi i këtij segmenti eliminon në këtë mënyrë një prej njollave të zeza përsa i përket sigurisë rrugore.

Kompania ANK ka pronar të vetëm Agim Kolën dhe koncesioni ka një vlerë totale prej 161.5 milionë euro, për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Milot-Balldren.

ANK do ta ndërtojë aksin 17.2 kilometër të gjatë nga Miloti në Balldren me paratë e veta dhe më pas do të shlyhet nga buxheti i shtetit me këste për 13 vjet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat