Bashkëpunimi shumëpalësh, në fokus të takimeve bilaterale të Bushatit në Spanjë

Shqipëria

Bashkëpunimi shumëpalësh, në fokus të takimeve bilaterale të Bushatit në Spanjë

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 15:51
Ditmir Bushati ne OSBE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, gjatë punimeve të Konferencës Mesdhetare në Malaga të Spanjës, zhvilloi disa takime me homologë si dhe me Sekretarin e Përgjithshme të OSBE, Thomas Greminger. 

Ministri Bushati u takua me Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë Miroslav Lajcak, vendi i të cilit ka presidencën e OSBE për 2019, me Ministrin e Jashtëm të Serbisë Ivica Dacic, me zëvëndësministrin e Jashtëm të Italisë Guglielmo Picchi, vendi i të cilit ka kryesinë aktuale të OSBE-së.

Zyrtarët diskutuan mbi sfidat aktuale me të cilët përballet OSBE dhe nevojën e adresimit të tyre.

Ministri Bushati dhe Sekretari Griminger diskutuan mbi zhvillimet në rajon dhe sfidat të cilat duhen adresuar me synim shfrytëzimin e plotë të potencialit të organizatës në përballjen e tyre. 

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi vlerat e OSBE-se si organizatë rajonale me rëndësi specifike në botë, me një sistem të balancuar të angazhimeve politike, të bazuara në një koncept të sigurisë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese, e cila ofron një platformë për tejkalimin e sfidave të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat