Veprat penale shënuan rënie me 3.7%

Shqipëria

Veprat penale shënuan rënie me 3.7%

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 17:23
Policia shqiptare

Veprat penale kanë shënuar rënie me 3.7%. Shifra vjen nga Instituti i Statistikave i cili publikoi sot statistikat e Krimeve për tremujorin e tretë të vitit 2018.

Sipas Institutit të Statistikave, në tremujorin e tretë 2018, janë evidentuar gjithsej 9.579 vepra penale, duke shënuar një rënie me 3,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017.

Instituti i Statistikave ka renditur grup veprat si  vrasje me dashje  ku janë shënuar 14, të tilla dhe është një vrasje më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Po ashtu rënie ka shënuar dhe vepra penale e vjedhjes me një rënie prej 28,4 %.

Sipas publikimit të Instituti i Statistikave, për veprën penale vrasje mbetur në tentativë, në këtë periudhë janë evidentuar 34 vepra, 5 më pak. Vepra penale të rënda kundër pasurisë, janë shënuar 29, duke shënuar një rënie me 7 vepra. Krime të natyrës seksuale 38 ose 3 më pak. Vepra penale në fushën e drogës 641, duke shënuar një rritje me 4,6 %. Vepra penale të vjedhjes janë shënuar  73, me një rënie prej 28,4 %.

Sipas, INSTAT numri i veprave penale të evidentuara për vjedhje banese, në tremujorin e tretë 2018, është 321, duke shënuar një rritje me 15,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në këtë periudhë janë evidentuar 13 vjedhje duke shpërdoruar detyrën, 16 vjedhje më pak.

Po ashtu ka rënë dhe numri i veprave penale të qarkullimit rrugor, pasi në tremujorin e tretë 2018 është 596, duke shënuar një rënie me 13,0 %, krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tremujorin e tretë 2018, janë evidentuar gjithsej 9.279 autorë të veprave penale, duke shënuar një rënie me 4,1 % . Numri i autorëve për grup veprën vrasje me dashje, në këtë tremujor është 13, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë 2 autorë më pak të evidentuar. Ndërkohë, numërohen 45 autorë të evidentuar për grup veprën vrasje mbetur në tentativë, 10 autorë më pak, krahasuar me tremujorin e tretë 2017.

Numri i autorëve për vepra penale të rënda kundër pasurisë, në tremujorin e tretë 2018, është 36 autorë, 10 autorë më pak. Numri i autorëve për krime në fushën e drogës, në tremujorin e tretë 2018, është 699, duke shënuar një rritje me 3,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tremujori i tretë 2018 veprat penale të vjedhjes kanë shënuar rënje; për veprën vjedhje e automjeteve, në këtë tremujor janë evidentuar 9 autorë, 13 autorë më pak. 78 autorë për veprën vjedhje lokale tregtie, 39 autorë më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i autorëve për vjedhje banese, në tremujorin e tretë 2018 është 126, duke shënuar një rënie me 31,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënie ka shënuar dhe vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën; për veprën vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën, në këtë tremujor janë evidentuar 14 autorë, 20 autorë më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.

Në tremujorin e tretë 2018, janë evidentuar 69 autorë për grup veprën vjedhje mbetur në tentativë, 6 autor më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i autorëve për veprën shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, në tremujorin e tretë 2018, është 585, duke shënuar një rënie me 14,8 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. /ATSH

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat