Rishfaqet ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nesër në konferencë urgjente për mediat

Shqipëria

Rishfaqet ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nesër në konferencë urgjente për mediat

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 17:43
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pas një heshtje disamujore, ka njoftuar një dalje urgjente përpara mediave nesër në 10:30 të mëngjesit. 

Burime pranë ish-ministrit nuk pranuan të japin detaje, por thanë se gjithçka do të mbetet surprizë deri në momentin e fundit. 

Dalja për mediat e Tahirit do të jetë në një sallë konferencash të një prej hoteleve të njohura në Tiranë. Ish-ministri i Brendshëm ka qëndruar i distancuar nga mediat që prej dorëzimit të mandatit të deputetit në maj të këtij viti, për të qenë i gatshëm për t'u përballur me akuzat e drejtësisë për trafik droge me Habilajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat