“Batakçinjtë shkurtabiqër apo palloshë të gjatë, njëlloj hajdutër janë”

Shqipëria

“Batakçinjtë shkurtabiqër apo palloshë të gjatë, njëlloj hajdutër janë”

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 20:21
Rama, Dako

Petrit Vasili, në të shumtën e rasteve nuk e mban gojën teksa flet për kryeministrin Rama. Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, thotë se Rama nuk ndahet dot nga hajdutllëku.

Sipas tij, faktet janë të pakundërshtueshme, por kryeministri e mohon.

Vasili shkruan në Facebook se përgjimet janë dëshmia e qartë se çfarë po ndodh me qeverinë. Kjo sipas tij, tregon edhe se si janë vjedhur zgjedhjet.

Kryeminister i pandare nga hajdutlleku ashtu si gungaçi nga gunga.

S'ka nevoje as per pergjime te tjera dhe as per fakte te tjera per te provuar se ç'batak e ka pjelle kete kryeminister.
Hajdutlleku i zgjedhjeve u vulos. Batakçinjte qofshin shkurtabiqer apo palloshe te gjate, njelloj hajduter jane dhe sa do qe te lehin lodhen kot, edhe shqiptari me i fundit e ka top ne mendje, qe jane thjesht hajdute votash.
Ky kryeminister nuk ndahet dot nga hajdutlleku ashtu si gungaçi nga gunga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat