Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjitha qarqet e vendit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë reshje shiu të herëpashershme dhe të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar, në formën e shtrëngatave dhe stuhive në veriperëndim e perëndim.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi 1-28 m/sek, erë intensive dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulëta pranë tyre.
Valëzimi në det parashikohet i forcës 5-6 ballë, me lartësi vale 2,0 – 3,5 metra.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër 13/24 diell shi rrufe
Kukës 8/18 diell shi me pika
Lezhë 13/23 diell shi rrufe
Dibër 7/17 diell shi me pika
Durrës 13/25 diell shi me pika
Tiranë 11/25 diell shi me pika
Elbasan 11/24 diell shi me pika
Berat 10/25 diell shi me pika
Vlorë 13/24 diell shi
Korçë 8/18 diell re
Gjirokastër 9/23 diell re
Sarandë 13/24 diell shi me pika.