Largimi i Fatmir Xhafajt, vjen reagimi i Bashës: Me Xhafajn krimi vuri nën kontroll Policinë dhe Prokurorinë

Shqipëria

Largimi i Fatmir Xhafajt, vjen reagimi i Bashës: Me Xhafajn krimi vuri nën kontroll Policinë dhe Prokurorinë

Nga: N.Sh Më: 27 tetor 2018 Në ora: 09:44
Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reagua për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se, me Fatmir Xhafën krimi vuri nën kontroll të policisë dhe prokurorisë.

“Largimi i Fatmir Xhafës, të vetmit ministër të brendshëm në Europë me vëllain trafikant droge, është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi. Me Fatmir Xhafën krimi vuri nën kontroll të plotë policinë dhe prokurorinë. Por largimi i tij është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Beteja për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi do të vazhdojë deri në fitore. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për njerëzit”, shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat