Muzikën me gjethe e gjeni në Shqipëri

Shqipëria

Muzikën me gjethe e gjeni në Shqipëri

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 10:53
Pamje ndga video

Trashëgimia jo materiale e cila ka të bëjë me doket dhe zakonet është një ndër pasuritë e veçanta që Shqipëria ka dhe e ruan me fanatizëm.

Kjo vlerë është një veçanti e cila vihet re nga turistët e huaj që vizitojnë vendin pasi punimet artizanale dhe disa zakone trashëgohen brez pas brezi duke e kthyer traditë si pjesë të identitetit tonë autentik.

Gjatë udhëtimit të tij në vendin e shqiponjave, blogeri Nuseir Yassin, së fundmi ka vizituar një familje ku ka spikatur një gjë mjaft të veçantë dhe unike të bërit muzikë me gjethe dhe këtë e ka ndarë me anë të një video me ndjekësit e tij duke e cilësuar si gjë mjaft të bukur dhe të rrallë.

”A mund të bëni muzikë me këto?Zotëria që shihni afër meje është një prej më të veçantëve dhe nga të paktët që bëjnë këtë gjë.Këtu në një vend të largët dhe të thellë të Shqipërisë është një familje e cila ka gjetur mënyrën për të kthyer çdo lloje gjetheje si kjo kjo kjo në muzikë”, shprehet ai.

”A jeni gati? Ai mund të luaj Michael Jackson, duke u shndërruar në zog ose në polici. Për qindra vjet kjo është e vetmja familje në Shqipëri e cila mund ta bëj këtë gjë. Unë e kam mësuar nga gjyshi. Çdo ditë ne shohim pemë me miliona gjethe dhe nuk mendojmë fare për to.Por kjo familje në një fshat e rrethuar nga natyra e kanë kthyer këtë mjedis në miliarda instrumente muzikor”, përfundon blogeri me famë botërore Nuseir Yassin.

Në rrjetet sociale Yassin numëron mbi 9 milionë ndjekës. Ai është bërë i njohur për shkak të videove të shkurtra një minutëshe, që publikon nga shtete të ndryshme.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat