Rama, 1 orë fjalim në Divjakë, asnjë fjalë për shkarkimin e Xhafajt

Shqipëria

Rama, 1 orë fjalim në Divjakë, asnjë fjalë për shkarkimin e Xhafajt

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 12:19
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka shmangur komentet për largimin nga detyra të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në një fjalim 1 orësh në Divjakë të Lushnjës, ai nuk e ka përmendur asnjëherë Xhafajn, ndërkohë që ikja e tij nga detyra ka shkaktuar një tërmet të vërtetë politik në vend.

Opozita po kërkon tashmë largimin e vetë Edi Ramës nga detyra e kryeministrit ndërkohë që janë shtuar zërat sipas të cilëve Rama e shiti Fatmir Xhafajn për të shpëtuar kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

Gjatë takimit të sotëm në Divjakë, Rama ka folur vetëm për ligjin e miratuar së fundi nga Parlamenti për lojrat e fatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat