Dorëheqja e Xhafajt, Vangjel Dule: Paralajmërim stuhish

Shqipëria

Dorëheqja e Xhafajt, Vangjel Dule: Paralajmërim stuhish

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 13:21
Vangjel Dule

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka komentuar nga Korça dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Duke mos pasur dijeni për arsyet e dorëheqjes do thoja se është paralajmërim stuhish të reja furtune që do i japë fund kësaj historie qeverisje”, ka deklaruar Dule.

Kreu i PBDNJ, i pyetur se a po shkon vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme, u përgjigj se “Kjo do të thotë se duhet të jemi të ndërgjegjshëm. 

Jeta politike i ngjan një moçali më kuptimin denotativ dhe konotativ. Strukturat shtetërore të destinuara nga kushtetuta dhe ligjet për t’u vënë fre këtyre fenomeneve e janë në status të kapur. Duhen vënë në funksion sinjalet e alarmit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat