790 këngë ruse; Militiadh Bode i përkthen dhe i sjell në një libër

Shqipëria

790 këngë ruse; Militiadh Bode i përkthen dhe i sjell në një libër

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 13:55
Pamje nga video

Në qytetin e Beratit u promovua libri me 790 këngë ruse që janë përkthyer në shqip, në ceremoni ishte edhe ambasadori i Rusisë në Shqipëri.

790 këngë ruse të përkthyera në shqip u përmblodhën në një libër nga profesor Miltiadh Bode, botim i cili u promovua në qytetin e Beratit. Në këtë eveniment mori pjese edhe ambasadori rus në Shqipëri, Aleksandër Karpushin.

Gjatë prezantimit pjesëmarrësit u njohën me punën voluminoze të autorit, i cili për më shumë se tre vite hulumtoi dhe mblodhi me shumë kujdes poezitë e autorëve rusë të kënduara në qindra këngë me aq mjeshtëri nga yjet muzikës ruse.

Ambasadori rus Aleksandër Karpushin tha se kultura dhe dashuria e përbashkët e shqiptarëve dhe rusëve për artin muzikën dhe letërsinë shërben si një themel shume i fortë për përparimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat