Dorëheqja e detyruar e Fatmir Xhafës dhe “kërcënimi i realizuar” i Saimir Tahirit - Bota Sot
Dorëheqja e detyruar e Fatmir Xhafës dhe “kërcënimi i realizuar” i Saimir Tahirit

Shqipëria

Dorëheqja e detyruar e Fatmir Xhafës dhe “kërcënimi i realizuar” i Saimir Tahirit

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 14:44
Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahiri

Ministri Fatmir Xhafa, duket se u detyrua të japë dorëheqjen nën presionin e konferencës për shtyp që kishte paralajmëruar Saimir Tahiri, ish ministër i brendshëm, i cili, pa dorëheqjes së pasardhësit të tij në detyrë, e anulloi konferencën për shtyp, sepse ishte e panevojshme.

Qëllimi u arrit, edhe pa folur ai, përpara kamerave.

Rivaliteti në distancë ndërmjet Tahirit dhe Xhafës ishte i njohur, por rrethanat më specifike, të presionit që Tahiri i ka bërë ministrit Xhafaj, mbeten ende të panjohura plotësisht.

Porse mund të thuhet se kërcënimi i Saimir Tahirit, ishte një kërcënim plotësisht i realizuar, dorëheqja e Fatmir Xhafës e provon këtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...