Xhafaj: Dorëheqja me vullnet të lirë, opozita e degraduar politikisht

Shqipëria

Xhafaj: Dorëheqja me vullnet të lirë, opozita e degraduar politikisht

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 18:43
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj në një reagim në  “Twitter” shkruan se, opozita me reagimin e saj konfirmon degradimin politik që po përjeton.

“Këto orë kam marrë me qindra mesazhe vlerësimi dhe respekti për punën e bërë, nga qytetarë të vendit tim, por edhe miq e partnerë me të cilët punova. Një pjesë e madhe nga socialistë, me të cilët kam bërë rrugë të gjatë në jetën time. Shumica dërrmuese e mesazheve nga njerëz të panjohur prej meje”, tha Xhafaj.

“Ju jam sinqerisht mirënjohës për këto mesazhe inkurajuese. I siguroj të gjithë se dorëheqja ime është tërësisht me vullnetin tim të lirë dhe e bazuar në principe dhe vlera njerëzore e institucionale. Ajo është tërësisht respekt për veten, e për këto standarde të shenjta për mua”, shtoi ish-ministri.

“Opozita me komentet për dorëheqjen time konfirmon edhe një herë degradimin e saj politik. Fatkeqësi për ata vete, por edhe për qytetarët. I sfidoj ata e cilindo, tanimë që nuk do të jem më Ministër të provojnë akuzat e bëra ndaj meje si Ministër”, vijon Xhafaj.

“Përbuz shpifjet e komentet neveritëse të kujtdo që nuk mund të kuptojë dot se ka edhe njerëz në politikë, që mund të jenë të lirë e vetvetja, në çfarë mendojnë e çfarë bëjnë. Ligësinë e pafytyrësinë e tyre thjesht e neveris me heshtjen time. Koha mbetet gjykatësi më i mirë për cilindo”, përfundon Xhafaj. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat