Nishani: Sandër Lleshi, ekstremist politik. U angazhua në aktivitet politik kur ishte me uniformë

Shqipëria

Nishani: Sandër Lleshi, ekstremist politik. U angazhua në aktivitet politik kur ishte me uniformë

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 19:30
Bujar Nishani ka thënë se Lleshi është ekstremist politik, pasi ka fyer Kushtetutën.

PD ka nisur sulmet ndaj ministrit të ri të Brendshëm, Sandër Lleshi.

Bujar Nishani ka thënë se Lleshi është ekstremist politik, pasi ka fyer Kushtetutën.

Nishani tha se e ka liruar nga detyra Lleshin në përputhje me ligjin.

Sipas tij, nuk ka asnjë rëndësi se cili emër do jetë ministër i Brendshëm, pasi ata shërbejnë thjesht si zëdhënës të Ramës.

“Personi konkret është një ekstremist politik.

Nuk është më gjeneral.

Kur ka pasur uniformë u angazhua në aktivitet politik të njëanshëm.

Nuk ka fare rëndësi kush bëhet ministër, pasi ministrat rezultojnë të lidhur me krimin.

Të dy ish ministrat kanë përfituar nga aktivitetet kriminale.

Lleshi ka fyer Kushtetutën duke qenë me uniformë”, tha Nishani.

Ia kemi arritur edhe kësaj dite: Një kapter, gjykon një gjeneral.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat